“Gjykata mban anën e SPAK”- Meminaj: E njëanshme edhe prej ndikimeve të jashtme

nga Redaksia

Tiranë, 7 prill – Avokati Bledar Meminaj është shprehur se Gjykatat në Shqipëri nuk tregohen profesioniste dhe mbajnë anën e SPAK.

Komentet Meminaj i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo mbështetje për SPAK vjen ndoshta edhe pasi shumë interesa të jashtme, përfshi ato të SHBA-së i detyrojnë të japin një frymë pozitive në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se këto gjykata këtë mbështetje të faktorëve të jashtëm për SPAK, e marrin sikur çdo gjë që sjell Prokuroria, ata duhet ta pranojnë.

“Dumani e tha me të drejtë se ne kontrollohemi. Kontrollohen nga gjykatat e të 3 shkallëve, nga ILD, nga ambasadat. Gjykata nuk është se aty tregohet profesioniste, ndoshta edhe për frymën. Është e njëanshme.

Është çështje fryme pasi shumë interesa të jashtme, ndoshta edhe të SHBA, i detyrojnë të japin një frymë pozitive dhe të mbështesin SPAK dhe kta e përkthejnë ndoshta që çdo gjë që sjell SPAK ne duhet ta pranojmë.

Kjo nuk është fare e mirë, sepse i bie që ne nuk kemi fare një gjykatë aty. Sepse i bie që ne nuk kemi një gjykatë aty. Gjykata aty është inekzistente. Kemi rastin që edhe Gjykata e Lartë nuk i ka rregulluar shumë situata. Edhe gjykata e tjera thonë kur nuk e bën Gjykata e Lartë, çfarë do bëjmë ne”, tha Meminaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More