Gjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

Shoferit kosovar i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, e ku humbën jetën 11 mërgimtarë që po vinin në Kosovë i është shtyrë paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.

 

Ky vendim u mor sot nga Gjykata në Kroaci.

Avokati i shoferit, Igor Cishper tha për mediat atje se paraburgimi i klientit të tij u zgjat nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.

Më tutje avokati shtoi se janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Related posts

Nënë e bijë nga Gjakova varrosën pasi vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Hoti flet pasi u emërua nga Kurti kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur: Nuk e konsideroj pozitë pune, por obligim moral

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More