Agjencia Zhurnal.mk

Gjykata merr vendim për të arrestuarit në aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Prishtinë, 1 korrik – Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të gjithë të arrestuarve gjatë aksionit në veri të Kosovës të zhvilluar më 28 dhe 29 maj.Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.“Gjykata ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të gjithë të gjithë të arrestuarve”, ka thënë Gashi.

Gjatë aksionit të Policisë në veri, në mesin e të arrestuarve ishin edhe 19 zyrtarë policorë, prej të cilëve 11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë.Të gjithë ata janë pezulluar nga detyra. Ata dyshohen për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, krimit të organizuar, kontrabandës dhe marrje dhe dhënie të ryshfetit.Policia kishte arrestuar edhe dhjetë qytetarë për shkak se kanë penguar zbatimin e operacionit policor.
Gjatë aksionit është plagosur një polic, derisa katër zyrtarë tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...