Agjencia Zhurnal.mk

Gjykata në Kinë shpall të pafajshëm një person pas 27 vjetësh burgim

Një burrë në lindje të Kinës është liruar pasi kishte kaluar 27 vjet i burgosur për vrasjet që nuk i kishte kryer.

Zhang Yuhuan ka deklaruar se është torturuar nga policia dhe se ishte detyruar ta pranonte fajësinë për vrasjen e dy fëmijëve në vitin 1993, shkruan BBC.

Prokurorët të cilët rihapën lëndën, thanë se deklarata e tij nuk përputhej me krimin. Yuhuan u lirua nga një gjykatë e lartë pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme.

Gjykimi i Yuhuan filloi në tetor të vitit 1993, kur trupat e dy fëmijëve u zbuluan në një fshat në Jinxian. Ai ishte fqinj i viktimave, për çka ishte cilësuar i dyshuar dhe ishte dënuar.

Vrasësi i dy fëmijëve mbetet i panjohur për policinë.

Në Kinë, policia përdor lloje të ndryshme të torturës, përfshirë rrahje dhe djegie me cigare për të detyruar të dyshuarit të pranojnë krimet. Por në vitin 2010 filloi një nismë serioze në sistemin ligjor për të hequr rrëfimin me ushtrim të forcës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...