Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjykata Penale mori vendim: Nuk do të ketë rindërtim të rastit “Monstra”

Shkup, 25 dhjetor, Zhurnal.mk – Nuk do të ketë rindërtim të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Kështu vendosi Gjykata Penale në seancën e sotme, me arsyetimin se ka ndryshuar vendi.

Avokatët e të akuzuarve thanë se kjo është hera e pestë që gjykata ua refuzon këtë kërkesë. Ata thanë se do të insistojnë edhe më tej, pasi sipas tyre, rindërtimi i rastit është shumë i rëndësishëm për të vërtetën.

“Kjo është më se e nevojshme, pasi ne si mbrojtje kemi dëshmuar se dëshmitari i mbrojtur nuk e thotë të vërtetën. Refuzimin e rindërtimit të rastit, gjykata e arsyeton me konfigurimin e vendit të ngjarjes, i cili është ndryshuar për të fshehur gjurmët dhe të ndalohet rindërtimi”, tha avokati i të akuzuarve Naser Raufi.

Për seancën e sotme u ftuan edhe dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja, por për arsye shëndetësore të njëjtit nuk erdhën.

Seanca e radhës për rastin “Monstra” është planifikuar për 28 janar.

Ndryshe, në këtë lëndë u vranë katër qytetarë maqedonas më 12 prill 2012, ndërsa për këtë u akuzuan dhe u dënuan Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Afrim Ismailoviq, Alil Demiri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Afrim Ismailovi dhe Alil Demiri janë në arrati në Kosovë.

Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, por Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin dhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim. Më pas rastin e mori ish-PSP-ja.

Nuk do të ketë rindërtim të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Kështu vendosi Gjykata Penale në seancën e sotme, me arsyetimin se ka ndryshuar vendi.

Avokatët e të akuzuarve thanë se kjo është hera e pestë që gjykata ua refuzon këtë kërkesë. Ata thanë se do të insistojnë edhe më tej, pasi sipas tyre, rindërtimi i rastit është shumë i rëndësishëm për të vërtetën.

“Kjo është më se e nevojshme, pasi ne si mbrojtje kemi dëshmuar se dëshmitari i mbrojtur nuk e thotë të vërtetën. Refuzimin e rindërtimit të rastit, gjykata e arsyeton me konfigurimin e vendit të ngjarjes, i cili është ndryshuar për të fshehur gjurmët dhe të ndalohet rindërtimi”, tha avokati i të akuzuarve Naser Raufi.

Për seancën e sotme u ftuan edhe dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja, por për arsye shëndetësore të njëjtit nuk erdhën.

Seanca e radhës për rastin “Monstra” është planifikuar për 28 janar.

Ndryshe, në këtë lëndë u vranë katër qytetarë maqedonas më 12 prill 2012, ndërsa për këtë u akuzuan dhe u dënuan Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Afrim Ismailoviq, Alil Demiri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Afrim Ismailovi dhe Alil Demiri janë në arrati në Kosovë.

Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, por Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin dhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim. Më pas rastin e mori ish-PSP-ja.

Postime të ngjashme

Isaki: Miqësia ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë vazhdimisht po mbindërtohet

R Zh

Mos figurimi i bullgarëve në regjistrim, shkas për bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së!?

Z H

Rruga Krupishtë-Koçan pritet të jetë gati deri në dhjetor të këtij viti

R Zh

Gjykata Kushtetuese më 18 mars do të mbajë seancë për kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhë

R Zh

Zaev: Marrja e shtetësisë me tre dëshmitarë, e papranueshme

Z H

Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...