Agjencia Zhurnal.mk

Gjykata Penale: Në gjykime respektohen të gjitha masat për mbrojtje nga korona virusi

Shkup, 24 mars – Zhurnal.mk – Gjykata themelore penale Shkup, e informon opinionin se në pajtim me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe Qeverisë së RMV-së, vazhdon me dezinfektime të rregullta të sallave të gjykatës dhe hapësirave të tjera, të gjithë të punësuarit dhe palët në gjykatë marrin maska dhe dorëza sterile, matet temperatura me aparate pa kontakt për të gjithë të cilët hyjnë në gjykatë, gjykimet me më shumë të pranishëm mbahen në sallat e mëdha të gjykatës ku ka mjaft hapësirë dhe distancë mes tyre, ndërsa të punësuarit të cilët kanë fëmijë më të vogël se 10 vjeç apo kanë qenë në kontakt me persona me simptoma nuk vijnë në punë.

Gjykata, në pajtim me vendimin e Këshillit gjyqësor dhe rekomandimeve të Ministrisë së Drejtësisë përgatiti listë të gjykimeve urgjente dhe të pashtyeshme të cilat janë planifikuar për periudhën në vijim, në pajtim të së cilës me kohë janë përjashtuar një pjesë e madhe e të akuzuarve në lëndë të tjera të cilat nuk janë përfshirë në listë, e tërë kjo me qëllim që të minimizohet frekuentimi i njerëzve në ndërtesën e gjykatës.

“Nevojitet të përmendet se mes këtyre gjykimeve janë lëndë në të cilat një apo më shumë të akuzuar janë në paraburgim apo arrest shtëpiak, lëndë në fazë përfundimtare si dhe lëndë të interesit publik dhe lëndë për vepra serioze penale lidhur me Vrasje, Dhunë familjare, Dhunim të pamundurve apo personave të mitur dhe ngjashëm, ku gjykata është e obliguar t’i mbrojë, mes tjerash, edhe të drejtat e të dëmtuarve. Mu për atë arsye, si gjykatë e cila vetëm vitin e kaluar pati gjithsej 64.745 lëndë në punë, në kushte të këtilla të jashtëzakonshme, duke i ndjekur udhëzimet e Këshillit gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndau rreth 300 lëndë urgjente dhe të pashtyeshme, në të gjithë sektorët, për të cilat i siguron të gjitha kushtet për mbajtjen e tyre. Njëherit gjykata, para së gjithash për shkak të mbrojtjes së opinionit, do të veprojë edhe rreth të gjitha aktakuzave lidhur me nenin 205 dhe 206 nga KP lidhur me Shëndetin e qytetarëve si dhe mosrespektimin e orës policore dhe masave të tjera”, thuhet në kumtesën e Gjykatës themelore penale Shkup.

Por, theksojnë më tutje, një pjesë e palëve në procedura, edhe përkundër të gjitha rekomandimeve të gjykatës dhe Ministrisë së Drejtësisë, po bëjnë përpjekje për t’i shtyrë dhe zvarritur këto seanca me çka vetëm i dëmtojnë të akuzuarit e tjerë të cilët janë në paraburgim dhe të dëmtuarit të cilët janë në pritje të epilogut nga gjykimet.

“Në interes të veprimit të azhurnuar të sistemit juridik presim institucionet kompetente, me dekret të posaçëm t’i ndalojnë të gjitha afatet për vjetërsim si dhe afatet procesuese gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me çka “pauza” e tanishme e proceseve gjyqësore nuk do t’i vjetrojë lëndët dhe do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Për tërë këtë, bëjnë thirrje nga atje, se deri në udhëzimet e reja të Këshillit gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, gjykata në mënyrë konsekuente do t’i respektojë rekomandimet dhe do të vazhdojë të veprojë dhe të njejtën e kërkon edhe nga palët në procedurë. Masat e Qeverisë së RMV-së, potencojnë nga Gjykata, janë të qarta dhe për çdo keqpërdorim nga cila do palë – Dispozitat ligjore japin mundësi për sanksion, masa më të ashpra për sigurim të pranisë dhe emërimit të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, e tëra me qëllim tël mbrojtjes së të drejtave të palëve të tjera dhe të dëmtuarve në procedurë si dhe mbarë opinionin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...