Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykata Penale në vitin 2020 e tejkaloi fluksin e rasteve gjyqësore

Shkup, 2 shkurt  – Gjykata Themelore Penale – Shkup në vitin 2020 e tejkaloi fluksin e rasteve gjyqësore dhe e zvogëloi numrin e rasteve të pazgjidhura, gjë që është tregues i azhurnitetit të Gjykatës, tha kryetari i Gjykatës Ivan Xholev në konferencën e sotme me përfaqësuesit e mediave dhe organizatave joqeveritare.

Duke folur për statistikat më të fundit për punën e gjykatësve në Gjykatën Penale, ai theksoi se vitin e kaluar Gjykata Penale e filloi me 20.380 raste nga viti paraprak, 43.080 raste të sapo pranuara, ose gjithsej 63.460 raste në punë.

Kryetari i Gjykatës informoi se për këtë periudhë ishin zgjidhur 44.040 raste dhe 19.420 raste të tjera mbetën në përpunim e sipër.

Nga rastet e vjetra, të cilat janë më të vjetra se dy vjet, siç u tha në konferencë, “kishte gjithsej 3.013 raste në përpunim nga të cilat 2.009 raste u zgjidhën, ndërsa mbetën 1.004 raste të pazgjidhura. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...