Gjykata Penale përgatiti 3.500 certifikata dhe vërtetime për kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë të komunave

Shkup, 22 shtator – Gjykata Themelore Penale në Shkup gjatë 10 ditëve të kaluara, me respektimin e të gjitha afateve ligjore, arriti të përgatisë 3.500 certifikata dhe vërtetime nga evidenca penale dhe ndëshkuese, me kërkesë të të gjithë kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe kandidatë për kryetarë të komunave nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, të lindur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale, njoftuan nga Gjykata.

 

Theksojnë se sipas nenit 67 paragrafi 3 në lidhje me nenin 7 paragrafi 3 nga Kodi Zgjedhor të gjitha Komisionet Komunale, në mënyrë elektronike i kanë dorëzuar të dhënat personale të kandidatëve, ndërsa në afat prej 24 orëve gjykata i ka kryer kontrollet adekuate, i ka përgatitur certifikatat dhe vërtetimet dhe në mënyrë elektronike i ka dorëzuar vendimet te komisionet.

“Sa i përket kritikave të disa subjekteve politike në rrjetet sociale, e informojmë publikun se departamenti për Evidencë Ndëshkuese në gjykatë veproi për të gjitha kërkesat pas përfundimit të orarit të punës si dhe gjatë fundjavave, para së gjithash sepse një numër i madh i kandidatëve dhe njësive komunale zgjedhore i parashtronin kërkesat pas skadimit të afatit më 11 shtator të vitit 2021 për regjistrimin e kandidatëve”, njoftojnë nga Gjykata.

Njëherësh, shtojnë, Gjykata, për këtë periudhë, i ka respektuar edhe afatet për pranim, kontrollim dhe përgatitje të certifikatave dhe vërtetimeve të të gjithë qytetarëve kërkesat e të cilëve nuk kishin lidhje me zgjedhjet.

“Në këtë drejtim, njëherësh edhe sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, si gjykatë, edhe një herë bëjmë thirrje për nevojën për vendosje të aplikimit elektronik dhe dhënien e certifikatave dhe vërtetimeve”, thuhet në kumtesë. 

Related posts

MPB: Në Shkup janë shqiptuar 168 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

N E

Pendarovski: Të ndërtojmë rezistencë sistemike, mediale dhe personale ndaj dezinformatave

D V

Konkurs për pjesmarrje në shkollën për liderë të rinj të ish presidentit Ivanov

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More