Shkup, 21 janar – Në seancën e sotme për rastin “Target-Fortesa” në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Prokuroria dhe mbrojtja dhanë propozime për dëshmi shtesë të cilat rrjedhin nga debati kryesor, të cilat i pranoi Gjykata.
Mbrojtja e propozoi si dëshmi shtesë ekspertin Xvonko Koçovskin që të japë ekspertizë se sa është vlera e sistemit për ndjekjen e komunikimeve në ditën e shkatërrimit të tij.
Siç sqarua nga Prokuroria, për procedurën dëshmuese ata propozuan që Koçovski ta kryejë të njëjtën ekspertizë, por pasi në atë pjesë të procesit licenca e tij për ekspertizë kishte skaduar, Gjykata nuk e miratoi atë.
Kjo është rrethana e vetme për shkak të së cilës ekspertiza e tij u refuzua në atë moment. Për shkak të zgjatjes së licencës së tij, Gjykata në këtë pjesë të procesit pranoi propozimin e Prokurorisë.
Eksperti duhet të paraqesë ekspertizën të hënën. Provat do të paraqiten nga mbrojtja dhe Prokuroria në vazhdim të seancës së sotme. (Zhurnal.mk)