Kosovë

Gjykata shpallë aktgjykimin kundër Shukri Bujës dhe të tjerëve

Zhurnal Ads

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Shukri Buja dhe të tjerëve.

I akuzuari Shukri Buja është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2  vite, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa është refuzuar aktakuza për katër vepra penale për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

I akuzuari Halit Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej dy mijë euro.

I akuzuari Hashim Vishesella është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej një mijë e pesëqind euro.

I akuzuari Edmond Rexhepi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej dy mijë euro.

I akuzuari Bajram Rizani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej dy mijë euro.

E akuzuara Magbule Sadiku është liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të akuzuarit Driton Avdiu dhe Burim Kodra janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Për të akuzuarin F.R. është refuzuar aktakuza për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” për shkak të parashkrimit të veprave penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Postime të ngjashme

Kosovë/ 1 mijë e 778 raste aktive me COVID-19

admin

Kosnett përgëzon Qeverinë për vendimin rreth pajisjeve 5G

admin

​25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 më gjendje më të rëndë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...