Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykata shqipton dënim me burg të përjteshëm Halil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviqin

Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, si dhe Agim Ismailoviqin, gjykata i shpalli sot fajtorë për veprën në rastin “Monstra” dhe u dënuan me burg të përjetshëm.

Në Gjykatën Penale në Shkup u shqiptua vendimi për rastin “Monstra”. Rastin e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Ai ka shpallur fajtorë për vrasjen e pesëfishtë halil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, duke i dënuar me burg të përjetshëm.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar në rastin “Monstra”. Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Të gjithë i ndjek për veprën terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.

Mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.
Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal’. Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm. Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.

Postime të ngjashme

Alternativa kërkon prolongim të regjistrimit derisa të zgjidhen problemet teknike

Z H

Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në konferencën e parë me BE

R Zh

Nikolla Dimitrov takoi Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq

R Zh

Simovski: Regjistrimi është në interes të qytetarëve të vendit

Z H

VMRO-DPMNE me propozim ligj të ri për regjistrimin e popullsisë

Z H

Jani Makraduli: Postën do t’ua kthejmë qytetarëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...