Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guilloi ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Me këtë rast,  Guillou ka kërkuar nga palët që  deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht,  pra  deri në rishikimin tjetër të paraburgimit, shkruan lajmi.net.

Vendimi për zgjatjen e paraburgimit është marrë më 24 dhjetor, mirëpo që është bërë publik tash së fundmi.

Gjykata ka konsideruar në vendimin e saj se përkundër kushteve të propozuara nga avokatët mbrojtës ekziston sërish rrezik që të akuzuarit të ndërhyjnë në proces.

Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar kushtet si në vijim:

Kushti 1: Gucati të mos hyjë në Prishtinë.

Kushti 2: Ta ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim, në detajet e së cilës do të ketë akses Prokuroria e Specializuar.

Kushti 3: Gucati të jetojë jashtë Kosovës. Të banojë dhe flej çdo natë në shtëpinë e caktuar në(adresa e redaktuar) shtet i palës së tretë. Kjo shtëpi i përket një të afërmi të tij, dhe në të njëjtën jetojnë edhe familjarët.

Ndërkaq avokati i Nasim Haradinajt kishte propozuar këto kushte:

Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë.

Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj.

Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar.

Kushti 4:Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara.

Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).

Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës.

Sidoqoftë, këto kushte janë hedhur të gjitha poshtë, dhe paraburgimi ndaj të dyve është vazhduar.

Postime të ngjashme

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

T E

Kosovë, 6 të vdekur e 592 të infektuar

T E

“6 mijë euro për 600 vota” – si ishin manipuluar qindra vota në favor të Haradinaj-Stubllës

T E

Bekimi rrëfen rënien e Jasharëve, ai ishte në Gjermani me Rifatin, kush ia dha lajmin?

T E

Shtrenjtohet prodhimi në Kosovë

T E

Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me pavarësinë e Kosovës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...