Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjykata Supreme e ShBA-së mbështet tubimet fetare në pandemi

Zhurnal Ads

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka bllokuar përkohësisht zbatimin e kufizimit për pjesëmarrje të njerëzve në objekte fetare në zonat e prekura rëndë nga koronavirusi.

Me pesë vota për dhe katër kundër, organi i lartë i drejtësisë vlerësoi që autoritetet i kanë shkelur të drejtat e lirisë fetare me vendimin rreth vizitave në objekte të adhurimit.

Më herët gjatë këtij viti, para vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, Gjykata Supreme votoi për t’i lënë në fuqi disa masa të ngjashme në Kaliforni dhe Nevada, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të përballen me përhapjen më të madhe të koronavirusit në botë. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 12.7 milionë të infektuar dhe më shumë se 262 mijë të vdekur.

Vendimi i Gjykatës Supreme për bllokimin e masës së autoriteteve të Nju Jorkut është një fitore e rëndësishme për Kishën Katolike dhe grupin e çifutëve, të cilët e kanë sfiduar këtë masë në gjykatë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Brazili blen vaksinën “Sinovac”

R ZH

Drejtori i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve: SHBA-në e pret kriza më e errët shëndetësore

S.B.

Çfarë qëndron pas përplasjes publike midis Serbisë dhe Malit të Zi?

S.B.

Koalicioni i Maduros fiton zgjedhjet në Venezuelë

S.B.

Rezultati i frikshëm i studimit/ Injektuan gjene njerëzore te majmunëte, truri i tyre u bë…

S.B.

Stuhi bore në SHBA, aeroplani rrëshqet nga pista

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...