Maqedoni TOP LAJM

Gjykata Supreme konfirmon dënimin prej 4,8 vjet për Sead Koçan

Zhurnal Ads

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Gjykata Supreme e ka konfirmuar edhe dënimin me 4 vjet e 8 muaj për Sead Koçan për rastin “Trust”.

Gjykata Apelit e uli dënimin nga gjashtë vite në katër vite e tetë muaj, informon Zhurnal.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e informon opinionin se më 23 shtator 2020, vendosi për lëndën e regjistruar me numër 114/19 i cili është formuar me kërkesë të parashtruar për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktvendimit të plotfuqishëm, të dorëzuar nga avokatët e të dënuarit Sead Koçan nga shkupi. Me këtë vendim, Gjykata Supreme, kërkesat e parashtruara i refuzoi si të pabaza dhe e konfirmoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit”, thuhet në komunikatë.

Sead Koçan është në burgun e Idrizovës dhe tanimë po e vuan dënimin me burg.

Koçan ishte dënuar përshkak se me dokumenta falso ka marë pjesë në tenderë për gërmimin e qymyrit dhe mbeturinave në “REK BITOLA” të ELEM-it, në vlerë prej 17 milion euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“I pushtetshmi”, Milloshoksi: Rasti është i motivuar politikisht

XH,I

Në UT “Inno Tech Club” bashkëbisedoi me studentët për inovacionet teknologjike dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës

XH,I

Zaev me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup: Do ta përmirësojmë standartin e qytetarëve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...