Gjykata Supreme kthen në rigjykim çështjen ndaj inspektorëve komunal, të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme, në çështjen penale ndaj të dënuarve  I.H., S.C., V.A. dhe M.Sh., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ndaj të dënuarit Q.P., për shkak të veprës penale falsifikim i dokumenteve, duke vendosur sipas kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e mbajtur me 20 shtator 2021, aprovoi kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve, I.H.,  S.C., V.A. dhe M.Sh..

 

Kolegji anuloi aktgjykimet PKR.nr.359/2018 dhe APS.nr.4/2021, vetëm sa i përket veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe çështja iu kthye në rigjykim dhe rivendosje gjykatës së shkallës së parë.

Ndërkaq, kolegji gjyqësor, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit Q.P.

Related posts

Mustafa, Dugollit: Pse nuk i thojshe Amerikës më 1999 “kthej aeroplanat se na jemi sovran”

D V

Mesiq: Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtri, as nuk mund t’i imponojë zgjidhje

D V

Personi që ndihmoi policinë në arrestimin e Krivaqës i refuzon paratë e Pacollit si shpërblim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More