Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

nga Xh M

Shkup, 23 prill  – Gjykata Supreme të enjten do të mbajë seancë publike pas ankesës së deklaruar së të dyshuarit, Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit. 

Kjo është seanca e dytë publike në Gjykatën Supreme pas masës së paraburgimit të babait të Vanjës.

“Gjykata Supreme e njofton publikun se pas ankesës së deklaruar për të dyshuarin A.Gj, nga Shkupi, përmes avokatit të tij Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup KSHZ-320/23 nga data 02.04.2024, për të cilën është formuar lëndë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si VKZH-14/24, me kërkesë të mbrojtjes është caktuar seancë publike për më 25.04.2024 me fillim në orën 10:00”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme. 

Më parë në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë ankesën kundër masës “paraburgim” të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup KSZH -223/24 nga data 01.03.2024

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Për dy vrasjet, për dy vepra penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, i akuzuari i parë është Lubomir Palevski Palço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia dhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë në paraburgim në Shkup, akuzohen për bashkëpunim. Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij. 

Me propozim të prokurorit kompetent i ishte hequr paraburgimi Stefan Dimovskit, shoferit të Lupço Palevski – Pallço, i cili dyshohet për ndihmë gjatë arratisjes. Dimovskit i janë përcaktuar masa të kujdesit – ndalesë për tu larguar nga venbanimi, marrja e pasaportës dhe detyrim që të paraqitet në gjykatë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More