Gjykata Themelore në Koçan i cakton Nacevit paraburgim prej 30 ditësh

nga D. V.

Koçan, 10 qershor – Gjykata Themelore në Koçan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Aleksandar Nacevit, pronar i agjencisë së sigurimit “Rubikon”.

Prokuroria Themelore Publike – Koçan ka zgjeruar hetimin ndaj Nacevit, agjencia e të cilit siguronte diskotekën “Puls” kur ndodhi zjarri tragjik dhe për të ka kërkuar paraburgim efektiv. Ai dyshohet se ka kryer “krime të rënda kundër sigurisë publike” dhe për menaxhimin e sipërmarrjes afariste dhe operacioneve të përgjithshme të agjencisë, së bashku me menaxherin e dyshuar më parë dhe personin e autorizuar të filialit në Koçan. Për më tepër, agjencia “Rubikon” nuk ka pasur kontratë sigurimi për diskotekën në Koçan.

Aleksandar Nacev është profesor universitar, ndërsa rreth dhjetë vite më parë ka qenë edhe drejtor i Drejtorisë për sigurinë e informacioneve të klasifikuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More