Agjencia Zhurnal.mk

Gjykata vendosi: Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut

Budapest, 27 qershor – Zhurnal.mk – Ish kryeministri dhe azilanti Nikolla Gruevski do të jetë përsëri i lirë dhe nuk do të ekstradohet nga Hungaria, vendosi gjykata në seancën e sotme, njofton Zhurnal.

“Kushtet për ekstradim nuk janë valide” tha gjykatësja.

Mëngjesin e sotëm gjykata dha urdhër për arrestimin e Gruevskit, i cili u përcoll deri në gjykatë me dy persona, të cilët, me siguri janë nga shërbimet e sigurisë të Hungarisë. Seanca ishte e mbyllur për mediat.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut kërkon ekstradimin e Gruevskit me qëllim që ai të vuajë dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së, por edhe për organizimin e incidenteve në Kuvend më 27 prill 2017./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...