Maqedoni

Gjykata vendosi: Lidija Dimova ngelet pa pasaportë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka vendosur që drejtoreshës tanimë të shkarkuar të Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane, Lidija Dimova, t’i meret pasaporta dhe njëkohësisht të paraqitet në gjykatë. Asaj gjithashtu i është ndaluar të kryejë disa veprime dhe lëmi të ndryshme, informon Zhurnal.

Masat e njejta për kujdes i janë shqiptuar edhe të dyshuarit tjetër Aleksandar Goçev i cili gjithashtu sot u mor në pyetje në Gjykatën Penale. Këto masa që të premten iu shqiptuan të dyshuarit Zoran Zllatkovski, pronar i V.E.Z Trejd.

Policia financiare ka ngritur padi penale kundër katër personave, ndërsa Prokuroria ka hapur hetim për disa vepra penale. Të dyshuarit ngarkohen se kanë shkaktuar dëm të mjeteve të dedikuara nga Bashkimi Evropian në shumë të përgjithshme prej 25,334,543 denarë, apo mbi 400.000 euro.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Rexhepi: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale

T E

Ministri Shaqiri merr pjesë në ngjarjen “Dialogjet për agjendën digjitale”

T E

Stojanoska: Dekretet e miratuara nga Qeveria mbi gjendjen e jashtëzakonshme ishin për manipulim të zgjedhjeve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...