Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjykatësi Ivan Xholev zgjedhet kryetar i Këshillit Gjyqësor Mediatik

Zhurnal Ads

Shkup, 30 nëntor – Zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor Mediatik e ka zgjedhur udhëheqësinë e cila do të përfaqësojë Këshillin në dy vitet e ardhshme, informon Zhurnal.

Kryetari i ri është zgjedhur Ivan Xholev, gjykatës nga Gjykata Themelore Penale, ndërsa nënkryetar është Hristina Bellovska, gazetare e TV24. Në takim morën pjesë 12 nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit Gjyqësor Mediatik.

“Nën ndikim të KGJM, gjykatësit dhe gazetarët filluan më tepër të komunikojnë, filloi të zhvillohet një besim i ndërsjellë, shkëmbim të informatave, plotësohemi, por edhe kritikohemi njëri me tjetrin, ndërsa përfitim nga e jgithë kjo kanë qytetarët të cilët marin informata të shpejta dhe të sakta. Në këtë mënyrë direkisht por edhe në mënyrë indirekte kemi ndikuar në përforcimin e kapaciteteve demokratike, ndërsa në një mënyrë kemi vendosur dhe sistem të ri të kontrollit të qytetarëve në veprimet gjyqësore, por edhe qeverisjen e së drejtës”, tha Xholev.

Gazetarët do të kërkojnë qasje në vendimmarjet, vendimet për paraburgim dhe dokumente tjera.

Përbërja e KGJM numëron 15 anëtarë, prej të cilëve tetë janë gazetarë nga mediume të ndryshme, ndërsa shtatë janë nga radhët e gjykatësve nga zona të ndryshme të apelit.

Ky këshill ekziston që nga viti 2018.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Emërimi i drejtorëve të rinjë, reagon Komiteti Helsinkut: Nuk kanë përvojën e duhur

Z H

KE: Nuk ka “përmirësim drastik” në ndotjen e ajrit në RMV dhe në rajon

E.E.

PTHP ka marrë dokumentacionin e tre kompanive të cilat para zgjedhjeve qëllimisht kanë hapur portale

Z H

Donacion i dy inkubatorëve për Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve

E.E.

Zaev: Kosova duhet të jetë pjesë e Minishengenit

T E

Organizata joqeveritare “Porta e hapur” me një diskutim në panel publik me temë “20 vjet luftë kundër trafikimit me njerëz”

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...