Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gjykatësi më i lartë i Bosnjës do të japë dorëheqje pas akuzave për korrupsion

Kreu i organit më të lartë gjyqësor të Bosnjës tha të enjten se do të japë dorëheqje, për shkak të disa akuzave për korrupsion, të cilat ai i mohon.

Millan Tegelltija, serb, tha se do të largohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, të cilin e ka kryesuar nga viti 2014, pasi ka frikë për sigurinë e tij.

Ky Këshill është formuar në vitin 2004 për të mbrojtur pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit të ndarë etnikisht në Bosnje, pas luftës së viteve 1992-95.

Por, një raport i pavarur, i autorizuar nga Bashkimi Evropian, vitin e kaluar, ka konstatuar se Këshilli Gjyqësor shpesh perceptohet si qendër e pushtetit të papërgjegjshëm, e udhëhequr nga njerëz që i shërbejnë një rrjeti me ndikim politik.

Muajin e kaluar, një portal lokal i lajmeve ka publikuar një audio-regjistrim, në të cilin Tegelltija dyshohet se ka këshilluar një gjykatës tjetër nga Këshilli se si t’i anashkalojë akuzat për nepotizëm gjatë punësimit të një të afërmi brenda sistemit të gjykatave.

Tegelltija ka thënë se regjistrimi, i cili ka nxitur kritika nga publiku ndaj tij dhe institucionit, është i rremë.

Në një konferencë për media të enjten, ai gjithashtu tha se është viktimë e aktiviteteve të paligjshme të inteligjencës dhe e akuzoi partinë më të madhe të myslimanëve të Bosnjës, SDA, për orkestrimin e një fushate mediatike kundër tij.

Edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial e kanë cilësuar si të rremë audio-incizimin, por, javën e kaluar, ata kanë kërkuar nga Tegelltija që ta konsiderojë dorëheqjen, sepse, siç kanë thënë, imazhi i tij publik është duke i dëmtuar marrëdhëniet e Këshillit me partnerët ndërkombëtarë.

Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-së në Bosnje gjithashtu i kanë bërë thirrje Tegelltijas që të japë dorëheqje.

Ambasada amerikane e mirëpriti njoftimin e tij për dorëheqje, duke thënë në një postim në Twitter se ky “është vetëm një nga hapat e shumtë që duhet t’i ndërmarrë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial për të rikthyer besimin e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës”.

Postime të ngjashme

Gjermania, shënjestër kryesore e dezinformimit rus

S.B.

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

S.B.

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

S.B.

Estonia planifikon një izolim të plotë

S.B.

Mijëra qytetarë detyrohen të largohen nga Tigray

S.B.

Tibet, hekurudha e shpejtësisë së lartë do të hapet në korrik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...