Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Gjykatësit gjatë gjatë seancës gjyqësore përmes Zoom, i hapet filtri i maces në fytyrën e tij

Avokati përdori kompjuterin e sekretares së tij dhe kur ai u bashkua në seancën gjyqësore përmes Zoom, filtri i maces u ndez, të cilin ai nuk dinte si ta fikte.

Një seancë gjyqësore e zhvilluar në lagjen Presidio të Teksasit përmes Zoom u bë hit në internet pasi një nga avokatët nuk arriti të fikte filtrin që e portretizonte atë si një mace të vogël.

Video nga seanca dëgjimore, e cila zgjat më pak se një minutë, është një komedi në vete, transmeton Telegrafi.

“Ponton, unë mendoj se filtri juaj është ndezur në Settings”, thotë gjykatësi Roy Ferguson në fillim.

“Hmmmm po. A më dëgjon”? Përgjigjet Ponton dhe në të njëjtën kohë fytyra e maces së vogël në këndin e poshtëm të djathtë me të vërtetë duket sikur ka turp.

Një avokat tjetër, Gibbs Bauer, i cili është në Zoom në këndin e poshtëm të majtë vë syzet dhe anon nga ekrani për të studiuar se çfarë po ndodh.

“Nuk e di se si mund ta heq këtë. Sekretarja është këtu dhe ajo po përpiqet”, vazhdoi Ponton, duke propozuar që të vazhdonte dëgjimin.

“Unë jam gati të vazhdoj çështjen. Unë jam këtu drejtpërdrejt. Unë nuk jam një mace”.

Gjegjësisht, regjistrimi i seancës u gjet në kanalin Youtube të gjykatës dhe vetë gjyqtari vendosi një lidhje në Twitter.

Postime të ngjashme

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...