Agjencia Zhurnal.mk

Gjykatësja amerikane bllokon përkohësisht urdhrin e Trump për ndalimin e WeChat në SHBA

Një gjykatëse federale ka bllokuar përkohësisht urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që ndalon shkarkimet e WeChat në Shtetet e Bashkuara.

Në lëshimin e urdhrit paraprak, gjykatësja Laurel Beeler shkroi se paditësit – një grup përdoruesish me bazë në SHBA kishin dërguar “pyetje serioze” në lidhje me këtë çështje, shkruan CNN.

“Provat e paditësve pasqyrojnë që WeChat është efektivisht mënyra e vetme e komunikimit për shumë komunitete, jo vetëm sepse Kina ndalon aplikacione të tjera, por edhe sepse folësit kinezë me që nuk e njohin rrjedhshëm gjuhën angleze nuk kanë mundësi tjetër përveç WeChat”, shkroi Beeler, transmeton Telegrafi.

“As ndalimi i WeChat nuk ofron prova të mjaftueshme për të zgjidhur shqetësimet e sigurisë kombëtare të qeverisë amerikane në lidhje me aplikacionin”, tha Beeler.

Urdhri për ndalim vjen pasi presidenti Trump tha të shtunën se ai ka miratuar një marrëveshje që përfshin TikTok, Oracle dhe Walmart.

Departamenti i Tregtisë kishte lëshuar kufizime ndaj TikTok dhe WeChat që ishin vendosur të hynin në fuqi të dielën në mbrëmje, por ai urdhër nuk u zbatua.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...