Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të mos nisë më vonë se shtatori i 2021-s

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Shtatori i 2021-s është afati më i vonshëm sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Uebfaqja e Gjykatës Speciale ka publikuar të martën parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Në seancën e parë statusore avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin. Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi.

Postime të ngjashme

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...