Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykimi për lëndën “Talir 2” shtyhet për më 22 prill

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Për shkak të izolimit të një prej avokatëve të të akuzuarve në rastin “Talir 2” seanca e sotme gjyqësore është shtyrë për më 22 prill.

Në “Talir 2” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është anë arrati dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Të akuzuarit ngarkohen për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe me ç’rast kanë mundësuar që personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, kur firma kishte lidhur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike apo ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie detyrimi.

Lëndën e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Lençe Ristovska.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...