Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Me dëshmimin e dy personave të propozuar nga prokuroria, më 10 shtator vazhdon seanca për lëndën “Monstra”. Dëshmitarët janë nga Qendra për njoftim dhe komandë të cilët e kanë pranuar denoncimin se në vendin Vrazhivir, më 13 prill 2012 është gjetur automjeti “Opell Omega” i cili sipas aktakuzës është shfrytëzuar nga ekzekutuesit e vrasjes në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të po të njëjtit vit.
Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski të akuzuar janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (në arrati) dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqë dyshja e gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, përderisa aktakuzën e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.