Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykimi për organizatorët e “27 prillit” vazhdon më 16 shkurt

Shkup, 11 shkurt – Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 vazhdon më 16 shkurt, pasi në sencën e sotme gjyqësore ishin marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovka Boshkovski, tha se më 27 prill të vitit 2017 pasdite, pasi kishte kuptuar për ngjarjet kishte shkur në shtabin e VMRO-DPMNE-së që të shihet me Ivo Kotevskin, i cili ishte me Spiro Ristovskin dhe Luke Gelevskin.

“Shkova në katin e 8-të, ku ishin disa funskionarë dhe anëtarë të bordit ekzekutiv të partisë, drejtorë dhe kryetarë të komunave. Aq sa më kujtohet Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin i pashë në katin e 8-të gjatë largimit tim nga shtabi rreth orës 21:30”, tha Brishkovska.

E pyetur se a e njeh personin Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Brishkovska tha se si emër dhe mbiemër e ka hasur në komunikim zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, si person me dosie të madhe kriminale.

“Nuk e kam parë në shtabin e VMRO-DPMNE-së derisa isha aty. Figurën e tij e njoh nga mediat dhe po ta kisha parë me siguri se do ta vëreja”, tha Brishkovska.

Më pare dëshmoi Cvetan Tripunovski, i cili tha se nuk ka pasur kurrfarë komunikimi më 27 prill të vitit 2017 me Spiro Ristovskin dhe Mile Janakieskin.

Ish-drejtori i Ujësjellësit, Aleksandar Atanasov, tha se personalisht kishte marrë pjesë në protestat “Për Maqedoni të përbashkët”, por se nuk ka pasur kurrfarë komunikimi ose udhëzime nga Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski për pjesëmarrje ose organizim eventual të të punësuarve për pjesëmarrje në protesta.

Në fillim sot dëshmoi ish-presdienti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili tha se si president i atëhershëm i shtetit nga asnjë shërbim nuk kishte informacion për paralajmërim për hyrje të organizuar të turmës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Sa i përket informacioneve të plasuara për shpallje të gjendjes së luftës më 27 prill të vitit 2017, Ivanovi tha se gjithçka që ka lidhje me gjendjen e luftës ka dalur nga një tekst i publikuar në një revistë, disa ditë më parë.

“Ishin plasuar të pavërteta dhe spekulime të cilat pastaj transmetoheshin dhe komentoheshin. I gjithë teksti është i paqartë, sepse Kushtetuta është e qartë. Si shtet kemi mekanizma të definuara qartë për parandalimin e keqpërdorimit të gjendjes së luftës. Ky është shembull shkollor i luftës psikologjike, që dikush të ndërmarrë diçka, ndërsa faji t’i bjerë presidentit dhe ushtrisë”, tha Ivanovi.

I pyetur se si president i atëhershëm i shtetit, cili ishte qëndrimi i tij për lëvizjen qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët”, Ivanovi tha se ai publikisht disa herë i kishte mbështetur, përmes deklaratave dhe kumtesave publike.

Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Në seancën e ardhshme gjyqësore duhet të merren në pyetje dëshmitarët Bogdan Ilievski dhe Boris Josifovski, të propozuar nga mbrojtja e Spiro Ristovskit.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...