Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gjykimi për “Titanik” do të vazhdojë më 17 shkurt

Shkup, 10 shkurt – Banorët e Resnjës, me shtetësi shqiptare, organizuan udhëtim për në Tiranë, për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës. Këtë sot në çështjen “Titanik”, e deklaroi dëshmitarja Alketa Shumkarovska, (nga viti 1995 jeton në Maqedoni) e cila gjithashtu theksoi se nuk e mban mend saktësisht kur ishte në Tiranë për të votuar.

“Kishte afishe në pishat në fshatin ku jetonim me përmbajtje për të votuar dhe kohën kur duhet nisur. Vendosa të shkoj dhe të votoj me dëshirën time. Udhëtuam me autobus. Nuk mbaj mend nëse kam paguar për transportin. Kishte edhe njerëz të tjerë që shkuan për votim”, deklaroi dëshmitarja Shumkarovska, përcjell Zhurnal.mk

Në këtë përgjigje reagoi mbrojtja e të pandehurve të cilët theksuan se gjykata duhet ta marrë parasysh atë që u tha, se dëshmitarja nuk theksoi se ka udhëtuar për në Tiranë, në mënyrë që ta ushtrojë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet në Maqedoni.

Me dëshmitarët e sotëm, prokuroria kaloi në dëshmimin se si u keqpërdorën proceset zgjedhore në vitin 2013 dhe 2014 kur u votua për zgjedhjet lokale dhe për deputetët dhe Presidentin e vendit. Teoria e prokurorisë është se dëshmitarët në vitin 2013 ishin të vendosur në listat zgjedhore të kandidatëve për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale në Maqedoni, përkatësisht në vitin 2014 të njëjtit u kthyen në listat zgjedhore të diasporës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni . I gjithë ky operacion, sipas prokurorisë, u realizua duke paraqitur kërkesa në KSHZ për ta ushtruar të drejtën e votës në një vend tjetër të votimit. Por, siç konfirmoi  prokuroria, pasi KSHZ i hodhi poshtë këto kërkesa, në Gjykatën Administrative u paraqitën padi të cilat u miratuan.

Avokati Aleksandar Mihajllovski dëshmoi se ngriti padi në Gjykatën Administrative për personat nga Pusteci, pasi KSHZ-ja përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve presidenciale në vitin 2014, refuzoi t’i kthente ata persona në listën zgjedhore të diasporës në Tiranë.

Avokati Mihajllovski tha se nga kol-qendra e kanë lajmëruar nga  VMRO-DPMNE kur partia kishte nevojë për angazhimin e tij. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...