Gjyqësori me kritika të mëdha, shkak dënimet e ulëta ndaj kryerësve të dhunës

nga D V

Zyra e Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit” ka organizuar tryezën diskutuese “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutimi u kritikuan dënimet e ulëta që janë duke u shqiptuar ndaj kryerësve të dhunës dhe u kërkua që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të kryejnë punët që u takon me ligj në mënyrë që viktimat të fitojnë besimin ndaj këtyre institucioneve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar minimizimin e dhunës që sipas saj, është tentuar që të bëhen në një “reality show” në një prej televizioneve vendore.

Ajo ka thënë se si Ministri kanë hartuar Programin Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave, i cili ka për qëllim që të ndryshoj sjelljet dhe mendësinë e kryerësve të dhunës nëpërmjet një rrugëtimi transformues që çon drejt sjelljeve jo të dhunshme dhe të respektueshme në marrëdhëniet ndërpersonale.

“Ju falënderoj për përbashkimin e ditëve të fundit kur një TV tenton që të normalizoj dhunë, të minimizoj atë. Mendoj që kur kemi raste të tilla që tenton te normalizoj dhunën, përbashkimi jonë është i rëndësishëm, prandaj jam optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen dinjitetshëm dhe nuk tentohet që të bëhet spektakël. Pajtohem që dhunuesit mund të ambientohen por jo në këtë mënyre. Është rritur numri i raportimeve. Dhuna po raportohet dhe si institucione duhet t’i inkurajomë viktimat që të raportojnë dhunën. Është e rëndësishme që institucionet përgjegjësisë të përgjigjen profesionalisht në përputhje me përgjegjësit që kanë, sepse kur viktimat raportojnë raste e dhunës është e rëndësishme që të kenë besimin në polici, institucionet e drejtësisë dhe institucionet e tjera, besimi në këto institucione rritte kur kryhet detyrat në përputhej me përgjegjësit”.

“Nuk kemi asnjë rast deri me tani që është shqiptuar dënim deri në tri vite. MD-ja e ka hartuar Programi Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave, i cili ka për qëllim që të ndryshoj sjelljet dhe mendësinë e kryerësve të dhunës nëpërmjet një rrugëtimi transformues që çon drejt sjelljeve jo të dhunshme dhe të respektueshme në marrëdhëniet ndërpersonale. Theksi i programit është trajtimi i dhunuesve. Janë trajnuar 15 profesionist. Në kuadër të këtij programi janë trajtuar 20 kryerës të dhunës, të cilët kanë qenë në Qendrën Korrektuese në Dubrave që treguan interesin në planin kombëtar. Mangësi që është vërejtur janë dënimet e ulëta. Mendoj që kjo ka sjellë situatën që ata ta ndërpresin programin në gjysmë”, ka thënë Haxhiu.

Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës, Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka thënë se janë të kënaqur me programin që ka hartuar MD për sa i përket kësaj çështje.

“Kërkon që të marrin masa legjislative që të bëjnë programe për kryerësit e dhunës dhe për të ndryshuar sjelljet e tyre. Kjo specifikon që duke marr këto masa palët do të sigurojnë që të drejtat e viktimave janë shqetësim kryesor. Dy vite pas, jam i kënaqur që të shoh që të gjitha programet e MD për krijimin e programit për keqbërësit, kam kënaqësinë që KE ka qenë në gjendje t’i mbështes këto nisma. Jemi të kënaqur që MD ka treguar një udhëheqje kaq të forte për ta jetësuar atë program. Programi mbështet viktimat dhe qëllimi është që të garantojnë siguri dhe mbështetje të viktimave. Zbatimi i duhur i programit kërkon qasje shumë sektoriale dhe bashkëpunim të të gjitha hallkave të zinxhirit për ta luftuar dhunën në familje. Për fat të keq shohim se kryerësit hynë dhe dalin nga burgu me të njëjti mentalitet”, ka thënë ai.

Adelina Toplica-Badivuku, eksperte vendore e Këshillit të Evropës para të pranishmeve ka shpjeguara në lidhje me “Programet për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje: trajtimi i dhunës nga ana tjetër!”.

“Programi organizohet më tri faza, marrja dhe vlerësimi, ndërhyrja dhe përfundimi dhe vlerësimi”, ka thënë ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More