Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gjyqësori në tapetin e BE-së, Caca Nikollovska: Besimi në Gjyqësor, në nivel të ulët

Shkup, 10 tetor – Është e patjetërsueshme që të tregojmë gatishmëri më të madhe në zgjidhjen e lëndëve, në vlerësimin e punës së gjykatësve, të tregojmë përgatitje për zbatimin e sundimit të së drejtës, deklaroi ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska në emision EU KLIK në TV21. Duke iu përgjigjur pyetjes se sa jemi ne të gatshëm për fillimin e negociatave me BE, ajo tha se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për jetën e përgjithshme në shoqëri, por edhe në gjyqësor.

“Të shpresojmë se do të hapet konferenca ndërqeveritare, do të fillojë të punojë në negociatat që duhet të na fusin në familjen e BE dhe mendoj se këtu kemi shumë punë. Është konstatuar ajo që është, së pari niveli, është caktuar se kemi progres, por duhet patjetër të dëshmojmë përgatitje më të madhe në zgjidhjen e lëndëve, në vlerësimin e punës së gjykatësve, të tregojmë përgatitje për zbatimin e sundimit të së drejtës, që është posaçërisht i rëndësishëm jo vetëm në jeta e përgjithshme në shoqëri, posaçërisht në gjyqësor ku besimi është në nivel të ulur”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska – ish – Gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut – Strasburg.

Stefan Andonovski, nga VMRO-DPMNE, vlerëson se pushteti ka për detyrë shtëpie që të zbatojë reforma në gjyqësor, ndërsa kjo do të bëhet, siç tha ai, vetëm nëse i largojnë duart nga ai.

“Kemi gjykatës që shqiptojnë dënim me burg prej mbi 20 vjetëve, e më pas avancohen në gjykatës kushtetues, çuditërisht, të zgjedhur në mënyrë magjike. Keni prokuror që thonë se kanë armiqësi personale ndaj VMRO-DPMNE, ndërsa ata lejohen edhe më tej të jenë prokuror publik të funksionarëve të lartë dhe udhëheqin lëndë për funksionarët më të lartë të VMRO-DPMNE”, u shpreh Stefan Andonoski – VMRO-DPMNE.

Se nevojiten reforma serioze në gjyqësor u pajtua edhe Lidija Dimova, nga LSDM.

“Nevojitet reformë serioze në gjyqësor. Vetingu në Shqipëri tregoi rezultat, por te ne nuk është instrument adekuat, përkatësisht mendimet janë të ndara”, tha Lidija Dimova – LSDM.

Krerët e BE kanë miratuar zyrtarisht Përfundim që lejon Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet aderuese me BE. Temat më problematike në vend do të vendosen të parat në menynë e negociatat evropiane. Vendi ynë ka shumë punë për të bërë në periudhën e ardhshme, veçanërisht kur udhëtimi i gjatë fillon me kapitujt mbi sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, liritë e medias, luftën kundër korrupsionit.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...