Agjencia Zhurnal.mk
Rekomanduar Shqipëri

Gjyqi në Hagë, Podgorica: Zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ngjarjet pas tyre do ta lënë në “hije”

Zhurnal Ads

Fillimin e gjyqit në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, organizata Human Rights Watch e konsideron si përparim të shumëpritur.

Një raport i publikuar së fundi shpreson për vendosjen e drejtësisë në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të ligjit humanitar, si dhe të ligjeve të luftës në Kosovë.

Ish-ambasadori dhe analisti, Gëzim Podgorica, i ftuar në Ora Neës thotë se fillimi i këtij gjyqi do të jetë i vonuar në kohë për vetë faktin se akuza është mijëra faqe.

Në gjykimin e tij, zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ngjarjet që do të pasojnë ato do  të lënë në hije gjyqin ndaj  ish-zinxhirit drejtues të UÇK-së.

Podgorica: Organizata është në rolin e vet dhe sigurisht prononcimi i saj është korrekt dhe në shtyllën e vet vertebrale me qëndrimin që mban. Sesi do të rrjedhin ngjarjet, kjo do të ketë sigurisht dhe të papritura ose kthesat e veta sepse kemi përballë të gjithë zinxhirin udhëheqës të UÇK-së dhe akuza ndaj tyre në gjykimin tim kompromenton gjithë luftën dhe kauzën e luftës. Shpesh në analizë të ndryshme janë bërë përpjekje për të ndarë përgjegjësinë e disa drejtuesve të UÇK-së nga lufta. Normalisht kur flasim  për grupin udhëheqës është vështirë të bësh ndarje të tilla, janë më shumë të sforcuara sesa afër normalitetit. Ajo që pritet është se fillimi i gjyqit do të zgjasë, është një akuzë me mijëra faqe që kërkon përgjigjen e avokatëve. Gjyqi që do të zhvillohet nuk pritet të ketë ndikime të drejtëpërdrejta në politikën e Kosovës për vetë faktin se ai do të jetë i larguar në kohë. Zgjedhjet që do të zhvillohen me 14 shkurt dhe ngjarjet që do të pasojnë më pas në një lloj kuptimi do ta lënë në hije gjyqin që po zhvillohet ndaj të gjithë drejtuesve të UÇK-së.

Podgorica thekson procesi në Hagë aktualisht ka një ndikim të madh por sa do të ndikojë në zgjedhje mbetet për tu parë.

Podgorica: Momentalisht ka ndikim shumë të fuqishëm, brenda Partisë Demokratike të Kosovës janë prishur shumë ekuilibra, por janë prishur edhe brenda institucioneve të Kosovës. Sa do të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme mbetet për tu parë.

E gjithë kjo situatë duket se favorizon kreun e VV-së, Albin Kurti. Por analisti ndan një tjetër këndvështrim.

Podgorica:Kurti nuk është në avantazhin e tij se disa liderë të UÇK janë në burg. Avantazhet e Kurtit lidhen me një platformë që ka ai, mënyra si komunikon me elektoratin. Me tezat që u verifikuan pas rrëzimit të Kurtit, të gjitha inskenimet që u bënë në kurriz të qeverisë Kurti, padrejtësitë dhe gjithçka që u thur, përgjegjësi në këtë intrigë për rrëzimin e qeverisë sigurisht që ka edhe Thaçi, edhe Veseli. Kurti ka marrë vetëm të drejtën e vet, është evidentuar e drejta e tij lër të qenë lider i besueshëm dhe një lider i certifikuar pozitivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kështu ndodhi edhe në 6 tetorin e 2019.

I pyetur nëse 14 shkurti do ti garantojë Kurtit një fitore plebishitare, ai ka këtë përgjigje:

Podgorica: Është e vështirë të ketë një fitore plebishitare por do të ketë një fitore me diferencë nga të gjitha partitë e tjera. Do të ketë shumë vështirësi në formimin e koalicionit dhe vështirësia më e madhe do të jetë zgjedhja e presidentit, kërkohet që 80 deputetë të jenë në sallë. Vazhdojnë të mbizotërojnë inatet e vjetra politike përkundër aspiratës së domosdoshme që ka Kosova për të lëvizur drejt të ardhmes.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Analistët japin parashikimet: Cila parti do të fitonte nëse mbahen zgjedhje të parakohshme bashkë me lokalet

E.E.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme përfundon në vitin 2021

S.B.

Skandali i ryshfetit në spitalin COVID, Rama: Nuk ka pyll pa derra! Këmbanë alarmi që të mos veproni në atë mënyrë

S.B.

Mediu çon kufizimet në Kushtetuese: Ndalimi i grumbullimeve politike cenon liritë themelore

S.B.

Drejtori i OBSH për Europën takim me ministren Manastirliu: Keni vepruar shpejt dhe me kurajo

S.B.

VIDEO,”Vetëm 300 ditë na duhen për t’a futur krimin andej nga ka dalë”, Vasili nxjerr videon me premtimet e pambajtura të Ramës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...