Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi emërohet për kryesues të ri të KQZ-së

Vetëm pak orë pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar kryetarin e ri të këtij komisioni.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka.

KQZ është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit.

Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike.

Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë thuhet se kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

Presidentja Osmani vlerëson se veprimet e kryesueses së KQZ-së nuk duhet të jenë shkak për humbjen e besimit qytetar ndaj institucionit, në veçanti pasi sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale.

Legjislacioni në fuqi parasheh se presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ-së, sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj. Ndaj, Presidentja ka nxjerrë vendimin për lirimin nga detyra të Valdete Daka, duke pasur në konsideratë vlerat demokratike të integruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe duke pasur parasysh se pavarësia dhe integriteti i KQZ-së ka një rëndësi vitale në zgjedhjet demokratike, theksohet në komunikatë.

Ndryshe, Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi më 2007.

Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i tij si kryesues i ri i KQZ do të sigurojë që integriteti i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësojë mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës. 

Postime të ngjashme

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

Bashkatdhetarët për në Kosovë, pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në tri orë

D V

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...