Agjencia Zhurnal.mk

Gjysmë miliard euro vetëm për pensione, Qeveria siguron se “vrima” po zvogëlohet

Shkup, 13 nentor – Në Maqedoni ka 324 mijë pensionistë dhe do të nevojiten mbi 40 milionë euro që të paguhet rritja e premtuar prej 700 denarëve. Këto mjete do të transferohen nga buxheti në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Nga Buxheti, vitin e ardhshëm do të ndahet gjysmë miliard euro vetëm për pensionet. Qeveria siguron se Fondi Pensional është i qëndrueshëm dhe se deficiti po ulet.

“Në Maqedoni ka shfrytëzues të pensionit më të ulët, kurse ky numër është rreth 75 mijë. Pensionin prej 14 mijë e 598 denarëve e shfrytëzojnë 197 mijë pensionistë. Kjo do të thotë 62.2% pjesëmarrje e këtyre pensione në numrin e përgjithshëm të pensioneve në vendin tonë”, u shpreh Stanka Trajkova, kryetare e lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se në trasferin e përgjithshëm nga buxheti në Fondi Pensional, bën pjesë edhe masa e subvencionimit të pagave dhe shuma më e lartë nga 600 deri në 6.000 denarë.

“Këto të holla për subvencionim nuk e thellojnë vrimën, përkundrazi, transferojnë para dhe e mbyllin, sepse përmes buxhetit arrijnë në Fond, pasi vendosëm që përmes ligjit t’i përkrahim kompanitë që të japin rroga më të larta”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Shaip Zeneli, tha se Fondi Pensional është stabil dhe se ka rritje prej 10% të të ardhurave nga kontributet.

Qeveria në vitin 2020 planifikon të shpenzojë 3,9 miliardë euro me buxhetin e parashikuar, kurse nga qytetarët do të mbledhë 3.6 milionë euro. Vitin e ardhshëm Qeveria planifikon të marrë hua rreth 1 miliard euro – 560 milionë prej këtyre të hollave në tregun e huaj, kurse 440 milionë euro të tjerë në tregun e brendshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...