Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Gjyveç me mish qengji dhe turli

Gjellë e shijshme, ku mishi i qengjit gatuhet ngadalë dhe në harmoni me perimet

Enët e thella prej balte të pjekur dhe gjellët që gatuhen në këtë enë në gjuhën turke quhen “gjyveç” (tavë dheu e thellë).

Pavarësisht se çfarë zjarri përdorni për të gatuar, gjëja që duhet të bëni kujdes është që gjellët në gjyveç kërkojnë më shumë kohë se sa zakonisht për t’u bërë. Arsyeja për këtë është ngrohja dhe ftohja me vonesë e tavave të dheut, shkruan TRT.

Përbërësit:

▪ 700 g mish qengji të prerë në copa të vogla
▪ 2 qepë mesatare
▪ 4 speca të gjelbër
▪ 4 kokrra domate
▪ 2 patëllxhan
▪ 3 patate mesatare
▪ 1 karotë mesatare
▪ 1 kungulleshkë mesatare
▪ 1 lugë gjelle salcë domatesh
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 1 lugë e vogël rigon të tharë
▪ 1 lugë e vogël piper të zi
▪ pak kripë
▪ gjysmë gote uji vaj ulliri

Gatimi:

Fillimisht gjyveçin që do të përdorim e lyejmë përbrenda me vaj me një furçë. Nëse dëshironi fundin e gjyveçit mund ta fërkoni edhe me një hudhër. Në këtë mënyrë aroma e hudhrës do t’i japë pjatës tuaj më shumë shije.

Tani në fund të gjyveçit fillimisht vendosim mishin. Qepën e grirë në formë gjysmëhëne e vendosim mbi mishin dhe mbi to specat e gjelbër të grirë.

Pastaj grijmë në madhësi të njëjtë me mishin patëllxhanët, kungulleshkën dhe patatet dhe i vendosim mbi speca me radhë fillimisht patatet, pastaj patëllxhanët dhe në fund kungulleshkën.

Afër grykës së gjyveçit vendosim domatet e prera në formë rrethore.

Salcën e domateve e trazojmë me pak ujë, brenda hedhim piperin e zi, kripën, rigonin dhe vajin e ullirit dhe e përziejmë mirë. Këtë salcë e hedhim sipër gjellës, të cilën e pjekim në zjarr të ulët mbi sobë për 1 orë – 1 orë e gjysmë.

Pasi të jetë gati gjyveçin me mish e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë.

Postime të ngjashme

Recetë origjinale për hallvë liri: Ëmbëlsirë për të gjitha kohërat!

S.B.

Bakllavë e shpejtë

S.B.

Qebapë në hell nga mishi i bluar i qengjit

S.B.

Tortë me më shumë çokollatë: Ka shije të mrekullueshme!

S.B.

Djathanik i ëmbël: Nuk do t’jua marrë mendja se sa do t’ju pëlqejë shija e kësaj piteje!

S.B.

Muffins proteinash pa miell: Nëse jeni në dietë, ky është vakti i duhur për ju

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...