Glauk Konjufca: Ata që paguhen prej taksave të marrin pjesë në seancë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ironizuar sërish me deputetët për shkak të qëndrimit të tyre jashtë sallës plenare. Vonesa në fillimin e seancës, pas përfundimit të pauzës bëri që kryeparlamentari të ftoi të zgjedhurit e popullit të marrin pjesë sepse paguhen prej taksave të qytetarëve.

 

Ndërkohë, mirënjohje iu dha deputetëve që ishin të pranishëm në sallë, por tha se është lajm i keq kur të përgjegjshmit janë pakicë.

“Të gjithë deputetët që paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ftohen të marrin pjesë në seancën plenare. Një mirënjohje e veçantë për ju që jeni të përgjegjshëm. Lajm i keq është kur të përgjegjshmit janë pakicë”, tha ai, transmeton KP.

Sipas tij, ky veprim nuk është sjellje e mirë, pasi ka mërgimtarë që kanë bërë mijëra kilometra për të përcjellë seancën në Kuvend.

“Nuk është sjellje e mirë kjo. Deputetët që janë këtu nuk janë në sallë, kurse mërgimtarët kanë bërë me mijëra kilometra për me ardh në Parlamentin e Kosovës me na përcjellë”, tha ai.

Related posts

Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

D V

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 2.295 raste të reja me Kovid-19

N E

Kurti: Statusi i Kosovës është vendosur, dialogu ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e ardhshme me Serbinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More