Glauk Konjufca pret në takim emisarin Lajçak

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme takimet me krerët e institucioneve dhe përfaqësuesve të bizneseve në vend.

 

Lajçak ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë e ka filluar duke takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Takimi i dyshes është duke u zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të këtij takimi.

Duhet përkujtuar që Lajçak me të arritur dje ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, zv/kryeministrin Besnik Bislimi si dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti ritheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë, duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Related posts

Albin Kurti: Sot priten të vijnë 53.200 vaksina

N E

Në 24 orët e fundit në Kosovë regjistrohen 259 raste të reja me Kovid-19

N E

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, votohet për 166 kandidatë për kryetarë komunash

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More