Glauk Konjufca takohet me delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (KPA).

 

Anëtarët e delegacionit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan e përgëzuan kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re.

Në njoftim nga Kuvendi thuhet se ata e njoftuan të parin e Kuvendit lidhur me aktivitetet e deritashme të KPA-së dhe planet për të ardhmen, si dhe u zotuan se do të vazhdojnë edhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, krahas angazhimit për realizimin e aspiratave kombëtare shqiptare në tërësi.

Ndërsa, Konjufca shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën Kongresi Panshqiptar Amerikan dhe përgjithësisht mërgata jonë në SHBA.

“Aleanca strategjike me SHBA-në është fat i madh për Kosovën dhe kombin shqiptar. Marrëdhëniet speciale të shtetit tonë me Amerikën i forcon dhe i jep kuptim edhe më domethënës Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Aktivitetet dhe avokimi juaj janë të domosdoshme dhe të një rëndësie të veçantë për Kosovën, prandaj ato duhet t’i harmonizojmë rreth një platforme sa më unike”, theksoi ndër të tjera Konjufca. /Zëri

Related posts

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore

D V

Policia e Kosovës shpartallon turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

D V

Kosova regjistron 70 raste të reja me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More