Glutationi liposomal – pse është i domosdoshëm ky antioksidant që gjendet në çdo barnatore të Kosovës?

Glutationi është një antioksidant thelbësor dhe efektiv i trupit, i cili gjendet në pothuajse të gjitha qelizat njerëzore. Ai mbron ADN-në tonë, lipidet qelizore dhe proteinat nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Kjo është arsyeja pse glutationi quhet edhe si antioksidanti kryesor ose udhëheqës!

 

Përveç mbrojtjes së qelizave, ai, gjithashtu, shërben si një përbërës i rëndësishëm për detoksifikimin në trupin tonë. Brenda biotransformimit, substancat jo të ekskretueshme si pesticidet, ilaçet dhe metalet e rënda lidhen dhe bëhen të tretshme në ujë, në mënyrë që ato të mund të ekskretohen apo të nxirren jashtë përmes veshkave.

Shmangni mungesën e glutationit

Tripeptidi që përmban squfur prodhohet nga trupi nga acidi glutamik, cisteina dhe glicina në mëlçi.  Edhe pse glutationi është një substancë endogjene, stresi i rëndë oksidativ, toksinat, mosha dhe ushqimi i dobët mund të çojë në një mungesë, e cila mund të rezultojë në një sistem të dobësuar të mbrojtjes.

Normalisht, ekziston një raport 9:1 i glutationit të reduktuar ndaj glutationit të oksiduar në trupin e njeriut.  Për shkak të ndikimeve të ndryshme toksike, ekuilibri në trup zhvendoset drejt statusit të oksiduar.  Por, vetëm forma e reduktuar ka një efekt antioksidues dhe merr përsipër detyrat e rëndësishme!

Duket se mungesa e Glutationit gjendet në të gjithë të sëmurët e rëndë.

Glutationi liposomal nga ActiNovo është pra e pranishme në formën e reduktuar (GSH) për të garantuar thithjen dhe efektin më të mirë të mundshëm në trup!

Studimi: Glutationi liposomal me përthithje të lartë i garantuar

Për shkak të strukturës dhe përbërjes së antioksidantit, thithja e substancës në përgjithësi është e ulët. Studimi ynë tregon se marrja liposomale është një metodë efektive e plotësimit dietik.

Në studimin tonë, personat në studim morën një dozë ditore të glutationit liposomal oralisht. Rezultati: Niveli i glutationit në serumin e gjakut mund të rritet deri në 63 herë në krahasim me produktet konvencionale!  Në këtë mënyrë, ne kemi arritur të krijojmë potencialin e plotë të glutationit të qasshëm pa asnjë injeksion.

Testi i shijes: Linja PURE dhe PLUS i krahasuar

Siç kuptohet nga pjesa “tion” në emrin glutation, kjo molekulë përmban natyrshëm squfur, i cili çon në mënyrë të pashmangshme në një erë dhe shije të veçantë!  Ju lutem mos u hutoni: një shije squfuri është plotësisht normale, është në natyrën e substancës dhe nuk do të thotë që produkti është i prishur.

Meqenëse shijet dihet se ndryshojnë, ne kemi zgjeruar versionin tonë të PASTËR: për marrje më të lehtë, ne, gjithashtu, ofrojmë glutation me një shije ekzotike frutdragoi-mango!

Dobitë e Glutationit sipas studimeve shkencore:

1. Zvogëlon stresin oksidativ. Nivelet e larta të stresit oksidativ janë të lidhura me një sërë sëmundjesh. Prej tyre diabeti, kanceri dhe artriti reumatoid.

2. Mund të ndihmoj tek Psoriaza

3. Zvogëlon dëmtimin qelizor tek sëmundja yndyrore alkoolike dhe joalkoolike e Mëlçisë.

4. Përmirëson rezistencën e insulinës tek individët e moshuar.

5. Përmirëson lëvizshmërinë tek njerëzit me Sëmundje Periferike Arteriale.

6. Zvogëlon disa prej simptomave të Sëmundjes së Parkinsonit sikurse dridhja dhe rigjiditeti.

7. Mund të ndihmojë në luftimin e Sëmundjeve Autoimune.

8. Mund të zvogëlojë dëmtimin oksidativ tek fëmijët me Autizëm

9. Mund të zvogëlojë ndikimin e diabetit të pakontrolluar

10. Mund të zvogëlojë disa simptoma të sëmundjes respiratore.

11. Ndihmon në parandalimin e dëmtimit nervor të shkaktuar nga bari anti-kancer Cisplatina.

12. Mund të ndihmojë tek Koliti Ulçerativ.

13. Ndihmon në detoksifikimin e Organizmit.

Përqendrimi: 10 ml përmbajnë 400 mg Glutation

Përndryshe, ky produkt mes tjerash është edhe:

– vegan
– natyral
– me licitinë nga luledielli
– 46 herë më shumë biodisponueshmëri
– me prezervativ vetëm natyral
– pa laktozë
– pa sojë
– pa gluten
– pa ëmbëlsues
– pa shtesë të shijes
– nuk është i përshtatshëm për shtatëzënat
– nuk është i përshtatshëm për fëmijë.
– Produkt i prodhuar në Gjermani
– prodhim i çertifikuar sipas GMP dhe ISO.

Related posts

Ky vaj i shëndetshëm mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit, dhimbjeve të kyçeve dhe plakjes së lëkurës

D V

Nuk e shkakton klori i pishinës irritimin e syve, por djersa dhe urina

D V

Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar për COVID-19 dhe grip sezonal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More