Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Gmail pësoi ndryshime madhore

Google lajmëroi një ridizajnim madhor të Gmail duke sjellë mjete të reja produktiveti që funksionojnë me aplikacionet e tjera të kompanisë si Docs dhe Sheets. Kompania synon ta shndërrojë shërbimin një një qendër për planifikimin e projekteve dhe bashkërendimin me njerëz të tjerë.

Ideja është të sillen të gjithë aplikacionet e produktivitetit në një vend të vetëm me Gmail që shërben si qendër komande. Përditësimi është më në linjë me konkurrentët si Slack dhe Microsoft Teams.

Por në vend që të vërë në shënjestër vetëm punonjësit nëpër zyra, ndryshimet e Google aplikohen për versionin konsumator të Gmail. Mjetet kanë qenë të disponueshme që prej vitit të kaluar për përdoruesit me pagesë Google Workspace por nga dita e Hënë kompania i solli këto mjete për këdo me një llogari Google.

Opsioni që bie menjëherë në sy është Spaces, një mjet që funksionon ngjashëm me kanalet e Slack dhe përdoruesit mund të bashkërendojnë në një dokument apo përmbajtje në kohë reale. Në versionin e Google përdoruesit mund të komunikojnë, shkëmbejnë skedarë dhe editojnë dokumente Docs në kohë reale. Për llogaritë me pagesë ky opsion quhej Rooms. Ndryshimet vinë në një kohë kur vendet po përpiqen të dalin nga pandemia e koronavirusit dhe zyrat në mbarë botën po punojnë në distancë. Kompania detajoi edhe një plan të ri me pagesë për sipërmarrjet e vogla quajtur Google Workspace Individual.

Postime të ngjashme

NASA zgjedh SpaceX për mision në Evropë

D V

Revolucion në video-lojën Football Manager

D V

Trend i çuditshëm në Kinë dhe Japoni: Maska që mbrojnë lëkurën e fytyrës dhe kokës nga dielli

D V

Kamera nën ekran e Galaxy Z Fold 3 mund të zhgënjejë

D V

iPhone 13 mund të mbështesë teknologjinë e modernizuar të karikimit

D V

Google po bën një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e kërkimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...