Goditet grupi i trafikantëve të drogës, lëshohen 30 masa arresti në Tiranë

nga Redaksia

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion në kuadër të të cilit janë lëshuar 30 masa arresti.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin persona që ishin kapur më herët. Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis.

Mësohet se hetimet kanë nisur që në muajin Janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani. Ky i fundit mbeti i plagosur më 24 Mars të këtij viti nga një punonjës policie në Tiranë. Ai u kap me 1 kg kokainë në automjetin e tij, sasi të cilën do e dorëzonte te Rruga e Kavajës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More