Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Goditje të gjerë ndaj Islamit radikal”/ Macron u jep imamëve ultimatum ligjor për të pranuar…

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka kërkuar udhëheqësve myslimanë të pranojnë një “kartë të vlerave republikane” si pjesë e asaj që ai e konsideron “një goditje të gjerë ndaj Islamit radikal”.

Të mërkurën ai i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum 15-ditor për të pranuar statutin. CFCM ka rënë dakord të krijojë një Këshill Kombëtar të Imamëve, i cili raportohet se do të akreditojë zyrtarisht imamë, por akreditimi zyrtar mund të tërhiqet.

Kërkesa erdhi pasi në Francë kanë ndodhur tri sulme të dyshuara islamike brenda rreth një muaji. Karta do të deklarojë se Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike, ndërsa ndalon gjithashtu “ndërhyrjen e huaj” në grupet myslimane. Macron ka mbrojtur me forcë sekularizmin francez pas sulmeve, të cilat përfshinin prerjen e kokës së një mësuesi që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një diskutimi në klasë muajin e kaluar.

Të mërkurën vonë, Presidenti dhe ministri i tij i Brendshëm, Gerald Darmanin, u takuan me tetë drejtuesit e CFCM në pallatin “Elysee”. “Dy parime do të shkruhen bardhë e zi [në statut]: refuzimi i Islamit politik dhe çdo ndërhyrje e huaj”, i tha një burim gazetës “Le Parisien” pas takimit. Gjithashtu, u ra dakord për formimin e Këshillit Kombëtar të Imamëve. Presidenti Macron ka njoftuar gjithashtu masa të reja për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” në Francë.

Masat përfshijnë një projektligj të gjerë që synon të parandalojë radikalizimin. Masat janë: Kufizime në shkollimin në shtëpi dhe ndëshkime më të ashpra për ata që frikësojnë zyrtarët publikë për arsye fetare; t’u jepet fëmijëve një numër identifikimi sipas ligjit që do të përdoret për të siguruar që ata po ndjekin shkollën; prindërit që shkelin ligjin mund të përballen me gjashtë muaj burg, si dhe gjoba të mëdha; ndalimi i ndarjes së informacionit personal të një personi në mënyrën që i lejon ata të gjenden nga njerëz që duan t’i dëmtojnë ata.

Postime të ngjashme

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Dafina Vidishiqi

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Dafina Vidishiqi

SHBA, BE, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

Dafina Vidishiqi

Vuçiq pritet të flasë para deputetëve për dialogun me Kosovën – por çfarë kishte thënë në vitin 2019?

Dafina Vidishiqi

Kryeministri britanik: Besojmë se më 19 korrik do të kemi lehtësim të masave kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...