Gokhan Gonul gjen vëllain pas 27 viteve – ai ishte braktisur në një jetimore nga prindërit

Futbollisti i kombëtares turke, Gokhan Gonul konfirmoi pohimet e 27-vjeçarit Can Gonul, i cili pretendoi se ishte vëllai i tij.

 

Ish-futbollisti i Fenerbahçes, i cili ishte i lidhur në një emision televiziv të Show TV, deklaroi se Can Gonul është vëllai i tij dhe tha se, “Ne ishim 3 vëllezër, u bëmë 4”.

Can Gonul, 27 vjeç, i cili u rrit në një jetimore në Izmit, mori pjesë në programin “Give Up” të prezantuar nga Didem Arslan Yılmaz.

“Sapo mësuam se ne kemi një vëlla. Ne ishim 3 vëllezër, u bëmë 4. Can është vëllai ynë”, tha futbollisti turk. Can Gonul gjithashtu nuk mund t’i kontrollonte lotët.

Ndryshe, Can ishte lënë në një jetimore në Kocaeli në një moshë të re gjersa mostrat e regjistrimit të popullsisë përputheshin me ADN e familjes së lojtarit. 

https://www.dailymotion.com/embed/video/x83oamg?autoplay

Related posts

Postimi i Melisës i bëri të gjithë të dyshojnë se është ndarë nga Andi

D V

“Qershia mbi tortë”, Anxhelina vjen me imazhe joshëse në rrjete sociale

D V

Trejsi Sejdini pozon joshëse nga Maldive brenda një ambienti luksoz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More