Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Gol në katër ndeshje radhazi, Uzuni “bomber” te Ferencvarosi

Myrto Uzuni protagonist në derbin e kryeqytetit të Hungarisë, Ujpest-Ferencvaros, që u mbyll me fitoren e thellë të skuadrës së sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, që edhe këtë herë e mbylli sfidën duke qenë në listën e golashënuesve. Rivaliteti mes ekipeve të dy pjesë të qytetit, që i ndan lumi Danub, Pesti dhe Buda, në fakt nuk u ndie në fushën e blertë. Ferencvarosi e dominoi takimin, duke fituar thellë 4-0.

Në pjesën e parë shënoi Isael, ndërsa sapo nisi e dyta Tallo devijoi në portën e tij (Ujpest), duke duke thelluar epërsinë, për të ardhur më pas te minuta e 76-të, kur Uzuni praktikisht e mbylli ndeshjen. Gjithsesi, pati kohë edhe për golin e katërt të Ferencvarosit, të shënuar nga Vecsei.

Skuadra e Uzunit kryeson kampionatin në Hungari me 46 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Mol Fehervar. 25-vjeçari kuqezi e çon në gjashtë numrin e finalizimeve në kampionat, pa harruar edhe tre golat e realizuar në Champions League.

Postime të ngjashme

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

D V

Milani i interesuar për transferimin e Ceballosit

D V

Lukaku pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë i Serie A i shitur ndonjëherë

D V

‘Mos shko te Chelsea’ – tifozët e Interit i shkruajnë Lukakut dhe agjentit të tij

D V

Marley Ake rezulton pozitiv me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...