Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gold AG e pajis të birin me pasaportë shqiptare

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka treguar gjithmonë me krenari ndjenjën e atdhedashurisë.

Ai tash e sa vite posedon nënshtetësi shqiptare, për çka edhe krenohet më së shumti.

Ndërkohë, këto ditë reperi ka qëndruar në Shqipëri, ku së bashku me gruan dhe djalin e vogël kanë vizatuar bregdetin dhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Njëherësh, Gold AG, ka shfrytëzuar rastin që edhe ta pajisë djalin e tij me pasaportë shqiptare, si djalë i një prindi që tashmë veç e gëzon këtë nënshtetësi.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi me prejardhje nga Presheva, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të pasaportës shqiptare të djalit, të vendosur në duart e vogla të tij.

“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”, kanë qenë fjalët e Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, ai dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, u gëzuan me fjalë më 28 nëntor të vitit të kaluar, ashtu siç edhe kishin shprehur publikisht dëshirën e tyre që djali tu vinte në jetë ditën e flamurit.

Postime të ngjashme

Paralajmërohen disa projekte muzikore nga Kidda

S.B.

Infermierja e cila një vit më parë pozoi me shenjat e lodhjes nga pandemia, ngjitet në skenën e ‘Sanremos’ dhe mban fjalimin emocionues

S.B.

Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

S.B.

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

S.B.

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

S.B.

Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga ‘Sydney Opera House’, magjeps me dukjen dhe zërin e saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...