Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gold AG flet pasi u bë baba për herë të parë: Gueril ti më bëre baba e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi

Zhurnal Ads

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, të shtunën (28 nëntor) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, mirëpritën djalin që e pagëzuan me emrin, Gueril.

Së fundmi, Gold AG ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan e po ashtu edhe miqtë dhe ndjekësit për urimet e tyre të përzemërta.

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.

Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.

Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kevin Hart dhe Woody Harrelson nisin xhirimet e “The Man From Toronto”

S.B.

Loredana Zefi dhuron 100 mijë euro për fëmijën në nevojë

S.B.

Irkenc Hyka bëhet me veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

admin

Gold AG i drejtohet djalit me fjalë përkëdhelëse: Nuk gjen asgjëkund më të mirë se dora që të përkundi bir

S.B.

Jennifer Lopez duket e mrekullueshme ndërsa ndau një video pa makijazh

S.B.

The Weeknd i quan ‘Grammy Awards’ të korruptuar, pasi mungoi në nominime

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...