Agjencia Zhurnal.mk

Gold AG flet për herë të parë rreth martesës së tij

Përgjatë muajit të kaluar, reper i njohur Gold AG i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, në të cilin bëri shqiponjën me vajzën që ia rrëmbeu zemrën, me ç’rast tregoi edhe unazat si shenjë e kurorëzimit të tyre.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje për publikun, reperi nga Presheva së fundmi në një intervistë për Prive u shpreh se dëshira e saj është të qëndrojë sa më larg mediave.

View this post on Instagram

❤️❤️ 05.03.20 💎💎

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

“Faleminderit për urimet. Nuk doja vetëm unë që martesën ta mbanim të fshehtë, por edhe nusja. Në të ardhmen shpresoj ta shihni kush është. Do ta kuptoni shumë shpejt”.

“Nuk është faji im, por ajo s’ka dëshirë të dalë në rrjete sociale. Nuk është diçka që dua ta mbaj fshehtë, por sa më fshehtë ta mbajmë, aq më shumë duhemi”, ka thënë Gold AG.

Në intervistë, Arian Agushi (emri i vërtetë i reperit) tregon se është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe që së shpejti pritet të rikthehet para publikut.

“Sokoli” momentalisht mbetet kënga e fundit e publikuar nga ai në fillim të muajit shkurt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...