Agjencia Zhurnal.mk

Gold AG kujton vizitën në Mekë

Reperi i njohur, Gold AG, ashtu si të gjithë kolegët e tij ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.

Ai ndërkohë po tregohet aktiv për fansat përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

View this post on Instagram

N’malet e Koshares 🇦🇱 09 Prill 2020

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Presheva publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar nga vizita e fundit që kishte bërë në Mekë.

Mesa duket në këto ditë të vështira për mbarë globin, Gold AG po e gjen frymëzimin dhe qetësinë tek lutjet drejt Zotit.

“Lutjet që i bëra në jetë erdhën tek unë dit’ për dit; Po veç më e mira qenka të jem mysafiri yt”, kanë qenë fjalët e reperit.

Gold AG përndryshe njihet si një nga reperët, i cili ka publikuar mjaft këngë me motive fetare, të cilat janë pëlqyer nga publiku.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...