Agjencia Zhurnal.mk

Gold AG me dedikim emocional ndaj mësueses së tij që ndërroi jetë sot

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndan vazhdimisht postime për ndjekësit e tij.

Ai gjatë ditës së sotme përmes një postimi të publikuar në Instagram njofton se ka ndërruar jetë mësuesja e tij, Minire Veliu.

I njëjti ka bërë një dedikim mjaft emocional, ndërsa është falënderues ndaj saj gjatë gjithë jetës.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Sot ndërroi jetë mësuesja ime Minire Veliu, fjalët e shumta as 1% nuk mund ta përshkruajnë falenderimin për ty mësuese. Nuk munda ta ndaj lotin nga syri si në klasën e 4 kur u ndam prej teje si nxënës. Do të lutem për ty gjithmonë oj shoqja e ngushtë e nanës. Zoti të faltë e të mëshiroftë”, janë fjalët e reperit nga Presheva.

Ndërsa, nuk munguan ngushëllimet nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit në hapësirën për komente.

Gjatë kësaj kohe, Gold AG po ashtu ka qenë shumë afër fansave, duke i dërguar mesazhe të ndryshme inkurajuese rreth virusit vdekjeprurës COVID-19. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...