Showbiz

Gold AG reagon pas deklaratës që bëri për Tunën: Nuk e kam fyer e as nuk do ta fyej asnjëherë më, tani ajo është një nënë

Zhurnal Ads

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, këto ditë ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.

Kjo pas një deklarate që kishte bërë të shtunën në emisionin “Shiko kush Luan”, teksa sqaroi ‘sherrin’ me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna.

Megjithatë, artisti ka reaguar sërish duke treguar se nuk e ka fyer pasi tashmë është një nënë dhe se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.

https://www.instagram.com/p/CF7ftDfF54B/?utm_source=ig_web_copy_link

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë”.

“Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.

Lidhur me këtë, deri më tani nuk ka reaguar këngëtarja nga Maqedonia.

https://www.instagram.com/p/CEXPAXIlfDi/?utm_source=ig_web_copy_link

Gold AG ndërkohë dje lansoi projektin e ri muzikor “Nuse” në bashkëpunim me artistin Mërgim Mjeku.

Postime të ngjashme

Sara Hoxha publikon fotografinë e parë të realizuar me Ledrin

S.B.

Georgina po qëndron në pjesën tjetër të rezidencës duke shmangur kontaktin me Ronaldon

admin

Rita Ora merr vëmendjen me xhaketën e ndezur rrugëve të Londrës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...