Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Gold AG reagon pas masave të reja antiCOVID: Si të vjen Ramazani, virusi ‘egërsohet’

Qeveria e Kosovës ditën e djeshme (e hënë) ka marrë vendim për masat e reja antiCOVID, në të cilat përfshihet ndalimi i një sërë aktiviteteve.

Me këto masa po ashtu ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 deri më datë 18 prill.

Një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe artisti shqiptar Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG.

Meqë edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, reperi ironizon duke thënë se në këtë kohë ‘egërsohet’ edhe virusi.

“Si të vjen Ramazani virusi egërsohet interesant. Ose hapeni krejt ose mbyullne krejt se na keni lodhë”, ka deklaruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Mes tjerash, u ndaluan edhe grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare).

Postime të ngjashme

Taylor Swift ripërpunon albumin “Red”

Lea Muslija

Pushimet nuk kanë të mbaruar për Alketa Vejsiun

Lea Muslija

Rita Ora sjell imazhe nga ndeja e organizuar për komunitetin LGBTI, e ftuar edhe artistja e njohur

Lea Muslija

Sara feston ditëlindjen, kështu zgjodhi ta urojë Ledri

Lea Muslija

Djali i David Beckham bën xhiro me “Maserati” 65 mijë funtash rrugëve të Londrës

Lea Muslija

Jay-Z padit ish-bashkëpunëtorin e tij, shkak albumi “Reasonable Doubt”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...